Sot në Maqedoninë Veriore,moti me diell dhe i nxehtë pasdite kushte për shi

Sot në Maqedoninë Veriore,moti me diell dhe i nxehtë pasdite kushte për shi

Moti në vend paradite do të jetë me diell dhe i ngrohtë, pasdite me zhvillim lokal të vranësirave jostabile të shoqëruara dhe reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. UV=8.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 13 deri 21 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 27 deri 38 gradë Celsius.

Në Shkup paradite mot me diell dhe i ngrohtë, pasdite me reshje lokale dhe vranësira jostabile me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. UV=8.

Temperatura e mëngjesit do të arrij deri 20, ndërsa ajo e ditës deri 35 gradë Celsius.

Pastaj të martën vijon periudhë e motit me diell, stabil dhe shumë i ngrohtë.