Pendarovski analizon ligjet e padekretuara të Ivanovit

Pendarovski analizon ligjet e padekretuara të Ivanovit

Edhe Armata ndërroi emrin. Tashmë zyrtarisht do të jetë Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Këtë e bëri të ditur presidenti Stevo Pendarovski i cili shtoi se ka zgjidhur problemet juridike për riemërimin e armatës.

"Gjatë ditës së djeshme firmosa vendimin për shenjat në uniformat e armatës sonë. Prej tani e tutje do të jetë Armatë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Edhe ky problem teknik është zgjidhur në aspektin juridik. Kështu që munden në mënyrë komode të bëjnë furnizime, që në uniformat e tyre ti kenë shenjat e reja”, pohoi Stevo Pendarovaski, president.

Presidenti Pendarovaski tha se janë në përfundim e sipër për të gjetur zgjidhjen edhe për tërheqjen e dekreteve joligjore të ish-presidentit Gjorge Ivanov.

"Ne kishim konsultim më të gjatë me ekspertët juridik për shkak se bëhetn fjalë për dekrete që janë shpallë në fushatë parazgjedhore por ka edhe shkelje të tjera të procedurave në atë periudhë. Dëshironim që të marrim vlerësim dhe kualifikim përfundimtar nga Komisioni Antikorrupsion dhe atë e morëm para disa ditëve në formë të shkruar. Ekipet juridik në kabinet punojnë, unë shresoj se këtë javë do të dalin me dekrete të cilat ose do të jenë në drejtim të asaj që ose të tërhiqen dekretet e vjetra kontestuese ose me dekrete të tjera që do të përmirësojnë atë që në atë kohë nuk kanë qenë në harmoni me ligjin”, tha Stevo Pendarovaski, president.

Qëndrimet e këtilla presidenti Stevo Pendarovski i shoalosi pas vizitës së ushtarëve të angazhuar në Kufirin jugor të vendit dhe vizitës në Qendrën për migrantë në Gjevgjeli. /Alsat-m