Thënie nga Henry Ford që ju bëjnë të ndiheni se mund të arrini çdo gjë

Thënie nga Henry Ford që ju bëjnë të ndiheni se mund të arrini çdo gjë

Henry Ford është një prej industrialistëve më të shquar, një manjat biznesi, shpikësi i veturës Ford Motel T dhe themeluesi i kompanisë Ford Motor.

Ai asnjëherë nuk ka pasur dashuri për fermën e familjes, prandaj edhe e kishte filluar rrugëtimin duke mbajtur praktikë mekaniku në Detroit.

Për shkak se kishte pasur shumë pasion në atë se çfarë bënte, Ford ishte bërë inxhinier në kompaninë “Edison Illuminating” dhe, pasi ishte bërë shef i inxhinierisë, ai kishte pasur mjaftueshëm para për t’u përqendruar në eksperimentet personale.

Kështu, në vitin 1903, Henry Ford e themeloi kompaninë “Ford Motor”. Me zhvillimet e tij të prodhimit ai kishte pasur ndikim të madh në industri. Kjo kishte shpirë që ai të shiste miliona vetura, ndërkaq kompania e tij ishte bërë ndër më të njohurat në botë.

Më poshtë ju sjellim disa thënie nga Henry Ford që ju bëjnë të besoni se mund të arrini çdo gjë.

– “Pavarësisht se a mendoni që mundeni apo mendoni se nuk mundeni, që të dyja përgjigjet janë të sakta”

– “Çdo njeri që ndalon së mësuari është i vjetër, qoftë nëse është 20 vjeçar apo 80 vjeçar. Gjithkush që vazhdon të mësojë mbetet i ri”

– “Dështimi është vetëm mundësi që të filloni prapë më mençur”

– “Mos e gjeni fajin, gjejeni ilaçin; çdo njeri mund të ankohet”

– “Gabimi i vetëm i vërtetë është ai nga i cili nuk mësojmë asgjë”

– “Kualiteti është kur e bëni çdo gjë siç duhet edhe kur askush nuk ju shikon”

– “Asgjë nuk është shumë e vështirë nëse e ndani në puna të vogla”

– “Nëse paraja është shpresa juaj për pavarësi, ju asnjëherë nuk do ta keni atë. Siguria e vetme e vërtetë që një njeri mund ta ketë në këtë botë është një rezervar i njohurive, eksperiencës dhe aftësive”

– “Shumica e njerëzve shpenzojnë më shumë kohë dhe energji duke u sjell rreth problemeve sesa duke u përpjekur që t’i zgjidhin ato”

– “Sekreti i një jete të suksesshme është ta zbuloni se për çfarë keni lindur të bëni dhe pastaj ta bëni atë’.