Mitsotakis: Marrëveshja e Prespës nuk mund të shfuqizohet njëanshëm

Mitsotakis: Marrëveshja e Prespës nuk mund të shfuqizohet njëanshëm

Lideri i “Demokracisë së Re”, Kirjakos Mitsotakis ka deklaruar se Marrëveshja e Prespës nuk mund të shfuqizohet njëanshëm. Në intervistën për televizionin grek Alfa, ku foli para 10 gazetarëve të fushave të ndryshme, ai tha se “historia shkroi se Kostas Karamanlis tha “jo” në Bukuresht, duke kërcënuar me veto, aty ku Alexis Tsipras tha “po”, duke shtuar se edhe pesë kryeministra grekë në të kaluarën nuk janë pajtuar me marrëveshje që fqinjëve t’u jepet gjuha.

“Vlerësimi im është se një marrëveshje ndërkombëtare, e ratifikuar në Kuvendin grek nuk shfuqizohet në mënyrë të njëanshme. Nëse e lexoni marrëveshjen, vet marrëveshja nuk lë hapësirë për shfuqizim të njëanshëm. Për këtë, isha shumë i sinqertë me popullin grek në Kuvend dhe gjithë deputetët i vendosa para përgjegjësisë së tyre. U thash, kujdes se çfarë bëni sepse kjo marrëveshje, nëse nënshkruhet, shumë vështirë do të ndryshohet në të ardhmen. Fatkeqësisht, marrëveshja u ratifikua”, tha Mitsotakis.

Micotakis po ashtu, ka përsëritur qëllimin e tyre që të zbatojnë fushatë të madhe ndërkombëtare për “Maqedoni të vërtetë greke”

“Tanimë kemi një Maqedoni të Veriut, e cila ka maqedonas që njihen nga marrëveshja, të cilët flasin gjuhë maqedonase dhe kemi Maqedoninë greke, ndërsa një qytetar i huaj ndjehet konfuz me të drejtë. Qytetari i huaj do të mësoj se kur flasim për Maqedoninë, gjëja e parë që i shkon në mend është Maqedonia greke, kultura jonë klasike”, shtoi Mitsotakis.