Pediatri, temperaturat e larta shkaktojnë diarre dhe të vjella tek fëmijët

Pediatri, temperaturat e larta shkaktojnë diarre dhe të vjella tek fëmijët

Temperaturat e larta këto ditë të verës kanë shkaktuar probleme shëndetësore edhe tek fëmijët.

Drejtoresha e klinikës së Pediatrisë në QKUK, Dr. Drita Telaku, ka thënë se është rritur numri i fëmijëve që kërkojnë ndihmë mjekësore, kryesisht nga diarreja dhe të vjellat, por jo edhe nga ekspozimi i tepruar në diell.

“Nuk kemi numër të shtuar të fëmijëve që për shkak të nxehtit kërkojnë ndihmë mjekësore. Janë deri në 25 fëmijë që ne i pranojmë në klinikë. Falë prindërve, vetëdijes më të lartë, po i ruajnë fëmijët nga temperaturat e larta, ne kemi ecurinë e zakonshme. Ndërkaq numër të rritur e kemi ‘rota virusin’, infeksionet e barkut, kryesisht helmime me ushqim. Megjithëkëtë, këto ndryshime i presim çdo vit”, tha Telaku.

Zyrtarë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, kanë rekomanduar që fëmijët, njerëzit e moshuar dhe ata me sëmundje kronike, të mos u ekspozohen temperaturave të larta dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje.


MË SHUME NGA Shëndetësi