Ja si të përgatisni makarona me djathë

Ja si të përgatisni makarona me djathë

Përbërësit:

200 gr makarona
2 lugë gjelle gjalpë
30 gr miell
1 lugëz mustardë
½ lugëz salcë Worcestershire
2 filxhana qumësht 2.8%
150 gr djath
kripë dhe piper i zi

Udhëzimet:

1 Furrën ngroheni në 180 gradë. Makaronat ziejini sipas udhëzimeve në paketim.

2 Ndërkohë shkrijeni gjalpën në tigan.

3 Shtoni miellin, kripën, piperin, mustardën dhe salcën Worcestershire. Ziejini të gjitha në temperaturë mesatare derisa të trashen.

4 Më pas largoni tiganin nga zjarri e shtoni qumështin. Kthejeni në zjarr edhe për një minutë, duke e përzier vazhdimisht.

5 Shtoni djathin dhe prisni derisa ky të fillojë të shkrihet.

6 Makaronat e kulluara bashkojini me salcën e djathit, zbrazini në enë qeramike dhe piqini në furrën e parangrohur për afro 20 minuta.Ju bëfshin mirë./.meshije.com