Si të përgadiseni bukëvalë

Si të përgadiseni bukëvalë

Është një prodhim specifik që gatuhet më tepër nga familjet ortodokse dhe futet në grupin e brumërave. Përgatitet në tepsi dhe konsumohet i thërrmuar, i përzierë me pak sheqer sipas shijes. Ka kosistencë të butë dhe shije pak të ëmbël. Kur piqet merr ngjyrë të kuqerremtë. Serviret e copëtuar, në pjata.

Step 1

Merret 1 kg miell dhe hidhet në një enë me 750 ml ujë të vluar me kripë. Përzihet me një lugë druri për 5 min. Kjo masë ndahet në 5 pjesë dhe hapen një nga një.

Step 2

Pasi hapet peta e parë sa gjysma e hapësirës së tepsisë, vendoset në këtë të fundit, e lyer me një sasi të bollshme yndyre.

Step 3

Mbi petë hidhet sasi e konsideruesheme yndyre dhe vendoset peta e dytë, e cila lyhet përsëri me yndyrë, dhe kështu veprohet me të pesë petët.

Step 4

Pasi shtypen pak dhe mblidhen të gjitha anët në mes, petët kthehen përmbys.

Step 5

Shtypen me dorë që të mbulohet gjithë hapësira e tepsisë, duke bërë gropëza me dy gishta në sipërfaqen e petëve. Vendoset në pjekje për 30 minuta.

Step 6

Kjo gatesë është përdorur dhe vazhdon të përdoret kur lind një fëmijë. Presupozon që të rritet në bollëk. Përdoret në dasma, që çifti të gëzohet me fëmijë dhe të ketë mirëqënie. Kjo traditë është e theksuar kryesisht në familjet ortodokse.