Një organizatë joqeveritare ka mbjellë 250 milionë pemë

Një organizatë joqeveritare ka mbjellë 250 milionë pemë

Një organizatë jo-qeveritare ka mbjellë 250 milionë pemë, në 15 vitet e fundit, këtë e ka arritur duke i punësuar të varfëritë.

“Eden Reforestation Projects” është një organizatë jo fitimprurëse, misioni i së cilës është të sigurojë punësim të drejtë për fshatarët e varfër si agjentë të restaurimit global të pyjeve, raporton ‘Sunny Skyz’.

Ata kanë punësuar të varfëritë pothuajse në të gjithë botën për të rindërtuar pyjet të cilat i kanë shpyllëzuar vet njerëzit.

Drejtori i kësaj organizate Steve Fitch, ka deklaruar se organizata ka mbjellë 250 milionë pemë në të gjitha vendet të cilat ata i kanë paraparë.