Një Ford 1,2 milionë $ që nuk mund ta përdorni në rrugë

Një Ford 1,2 milionë $ që nuk mund ta përdorni në rrugë

Kompania amerikane e prodhimit të makinave Ford ka vendosur të nxjerrë në shitje një version të veçantë të modelit Ford GT, që do të kushtojë 1,2 milionë dollarë. Nga ky model do të prodhohen vetëm 45 mjete, por problemi i vetëm është se këtë makinë nuk mund ta ngisni në rrugë.

Ford GT Mk II është një makinë me 700 kuaj fuqi, të cilët mund t’i shijoni vetëm në një pistë garash. “Kjo makinë çliron të gjithë potencialin e Ford GT, pa kufizime artificiale të vendosura nga rregullatorët e garave në pistë”, tha Hau Thai-Tang, shefi i prodhimit te Ford. “Është makina më e përafërt me atë që fitoi garën e Le Mans”.

Duke qenë se makina nuk është dizajnuar për përdorim në rrugë, ka disa mangësi. Ndenjësja e pasagjerit është me zgjedhje, ndërsa airbag-ët mungojnë.

Pavarësisht çmimit të lartë, blerësit duhet të aplikojnë për të fituar të drejtën për të pasur një makinë të tillë në koleksionin e tyre./a2/