Ismaili: QMS pritet të përfundojë para afatit të caktuar

Ismaili: QMS pritet të përfundojë para afatit të caktuar

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar punimet në Qendrën e Mjekësisë Sportive dhe Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim në kuadër të kompleksit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Me këtë rast ai ka thënë se për herë të parë po ndërtohet një qendër e tillë në Kosovë, ku të gjithë sportistët do të kenë një adresë të denjë për shqetësimet e tyre shëndetësore.

“Kosova nuk e ka pasur asnjëherë një qendër të tillë fatkeqësisht. Ne po shohim sot si sportistët po janë krenaria më e madhe e vendit tonë. Prandaj, është obligim i yni që të krijojmë kushte dhe institucione ku ne do të mund të kujdesemi më profesionalisht për shëndetin e tyre”, tha ministri Ismaili.

Ministri mes tjerash tha se kjo do të jetë nga objektet më moderne në institucionet publike shëndetësore.

“Dinamika e punimeve është shumë e mirë dhe projekti pritet të përfundoj edhe para afatit të caktuar. Unë uroj që kjo qendër të një shtysë dhe siguri më e madhe edhe për prindërit që të angazhojnë fëmijët e tyre në sport”, ka thënë ministri Ismaili.

Ndërkaq, drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se në të gjitha këto investime po bëhen në vazhdën e transformimit të sektorit të shëndetësisë në Kosovë


MË SHUME NGA Shëndetësi