​Ismaili: Sportistët e lënduar do ta kenë qendrën moderne të trajtimit

​Ismaili: Sportistët e lënduar do ta kenë qendrën moderne të trajtimit

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka deklaruar se sportistët e lënduar do ta kenë një qendër moderne dhe nuk do të kenë nevojë të largohen për trajtime jashtë vendit.

Këto komente ministri Ismaili, i cili gjatë vizitës së punimeve në Qendrën e Mjekësisë Sportive dhe Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim në kuadër të kompleksit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ministri Ismaili, mes tjerash tha se kjo qendër do të jetë një nga objektet më moderne në institucionet publike shëndetësore.Ndërkaq, drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se në të gjitha këto investime po bëhen në vazhdën e transformimit të sektorit të shëndetësisë në Kosovë dhe se kjo është një ndihmë mjaft e madhe për sportistët dhe pacientët e tjerë.

Ndryshe, Qendra e Mjekësisë Sportive dhe Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim, ka një hapësirë prej 6297 metra katror, 101 shtretër dhe kosto prej 4.8 milionë euro.


MË SHUME NGA Shëndetësi