Ford ka aplikuar për të regjistruar emrin e një modeli të ri

Ford ka aplikuar për të regjistruar emrin e një modeli të ri

Rritja e prodhimit të makinave elektrike, kërkon edhe emra të rinj për secilin model.

Dihet për një kohë të gjatë, se Ford është duke punuar për një makinë tërësisht elektrike, të bazuar në modelin Mustang.

Megjithëse kjo makinë është ende shumë larg, duhet ta ketë një emër, andaj ishte thënë se mund të quhet Mach E, gjë që duket nuk iu ka pëlqyer entuziastëve. Në anën tjetër, Ford ka mohuar se planifikon ta emërojë, në këtë formë.

Bazuar në MuscleCarsandTrucks.com, është thënë se Ford ka aplikuar për të regjistruar emrin e një modeli të ri, që do të jetë Mach 1.

Javën e kaluar, është aplikuar që Mach 1 të emërohet një makinë tokësore, si dhe të gjitha pjesët që vijnë me të. Nuk është bërë e ditur, se çfarë makine konkretisht do të jetë.

Kjo makinë, do të jetë pjesë e planeve të Ford,  që të investojë rreth 10 miliardë euro, që deri më 2022 të krijojë 16 makina elektrike dhe 24 hibride, me kualitet shumë të mirë.