Komuna e Gjilanit ndan 40 mijë euro për shujta ditore për nxënës

Komuna e Gjilanit ndan 40 mijë euro për shujta ditore për nxënës

Gjilani ka planifikuar furnizimin me shujta ditore për nxënësit që vijojnë shkollën në këtë komunë.

Sipas njoftimit për kontratë, furnizimi me shujta do të bëhet për nxënësit e disa shkollave si “Bajram Curii” në fshatin Shurdhan, Fetah Qerimi në Verbicën e Zhegocit dhe Afëridta në Kish Napole.

Vlera e parashikuar e kontratës është 40 mijë euro. Ndërsa, kohëzgjatja e kontratës është 12 muaj.