Kia Sorento i ri dizajnuar, një SUV shumë i pëlqyeshëm

Kia Sorento i ri dizajnuar, një SUV shumë i pëlqyeshëm

Duket se Kia, e ka edhe një tjetër makinë prej të cilës do të përfitojë shumë.

Me dizajnet e fundit, Kia ka sjellë ndryshime shumë të mira në modelet e fundit. Telluride me tri radhë ulësesh, dallon shumë prej të tjerave, derisa Seltos është një ndër makinat kompakte SUV, më të mirat që kemi parë për një kohë.

Pa humbur kohë, Kia ka nisur punën që të bëjë ndryshimet e duhura edhe në Sorento të ri, që të jetë shumë i pëlqyeshëm dhe për ta mbajtur të freskët në tregun e këtyre makinave.

Bazuar në imazhet e siguruara, duket se kompania koreane, e ka siguruar edhe një makinë me dukje të mirë. Krahasuar me fotografitë e para të kësaj gjenerate të Sorentos, këtë herë shtresat e kamuflazhit janë më të lehta dhe tregojnë linjat dhe disa detaje.

Të njëjta kanë mbetur proporcionet, derisa dritat janë më të ngushta, derisa grilli më i gjerë, duke bërë që të ketë dukje shumë më të mirë.