Telefonitë kryesore britanike do të bashkëpunojnë me Huawei për rrjetin 5G

Telefonitë kryesore britanike do të bashkëpunojnë me Huawei për rrjetin 5G

Vodafone, Three, O2 dhe EE kanë hedhur poshtë rrezikun që përbën Huawei dhe do të bashkëpunojnë me gjigantin kinez, për rrjetin e internetit 5G, që të jetë sa më i fuqishëm.

Qeveria britanike, është vendimtare sa i përket vendimit për bashkëpunim me kompaninë kontroverse, derisa katër telefonitë kryesore që operojnë në Britani të Madhe, nuk kanë ndaluar së bashkëpunuari deri më tani.

Deri më tani, thuhet se Huawei ka shtrirë rrjetin 5G në gjashtë nga shtatë qytetet britanike, ku Vodafone është direkt, përfshirë Bristolin, Cardiffin, Glasgow, Manchester, Liverpool dhe Londrën. Në të njëjtën kohë, është duke punuar që të krijojë rrjet 5G për EE, derisa ka kontrata me Three dhe O2 për këtë rrjet të shpejtë interneti.

Hapi i telefonive britanike për këtë bashkëpunim, mund të dëmtojë marrëdhëniet e Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara, që kanë kërkuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Huawei, nga frika se mund të spiunojë për qeverinë Kineze.

Dëmtim marrëdhënies ka pasur edhe ndërmjet Londrës dhe Pekinit, nga frika se është pikërisht kjo telefoni, që po mbledhë të dhëna nga shtetet tjera.