Scott: Kosova të heqë taksën, BE vazhdon të udhëheqë dialogun

Scott: Kosova të heqë taksën, BE vazhdon të udhëheqë dialogun

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Kyle Scott, deklaroi se Prishtina zyrtare duhet të heqë taksat për mallrat nga Serbia, në mënyrë që të vazhdojë negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës dhe shtoi se SHBA-ja vazhdon të njohë "udhëheqjen" e BE-së në atë dialog.

I pyetur nëse SHBA do të zbatojë autoritetin e saj për të shtyrë Prishtinën që t’i kthehet tryezës së bisedimeve, Scott vuri në dukje se SHBA ende vazhdon të njohë udhëheqjen e BE-së në proces dhe se është më e rëndësishme që të gjitha palët të kthehen në tryezën e negociatave.

"Tarifat janë një pengesë dhe ia kemi thënë qartë Qeverisë në Kosovë se ne mendojmë se ato duhet të largohen, kështu që ne mund të shkojmë në tavolinën e bisedimeve dhe atje është sfida më e madhe," tha Scott.


MË SHUME NGA Aktuale