Takohet Këshilli i Drejtorëve në Suharekë, diskutojnë për projektet

Takohet Këshilli i Drejtorëve në Suharekë, diskutojnë për projektet

Në mbledhjen e mbajtur sot të Këshillit të Drejtorëve, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka diskutuar për punët që janë duke u kryer në Komunën e Suharekës.

Ai është interesuar për projektet e secilës drejtori dhe ka kërkuar nga drejtorët angazhim maksimal në mbarëvajtjen e projekteve.

Më pas, drejtorët kanë raportuar secili për aktivitetet që janë duke u zhvilluar nëpër drejtoritë e tyre, ku vlen të theksohet se nga drejtoria e Shërbimeve Publike, u bë e ditur se janë në terren duke punuar në disa projekte të ndryshme, kryesisht në infrastrukurë rrugore etj.

Edhe nga drejtoria e Inspekcionit, është raportuar që janë në terren dhe janë duke vazhduar me inspektime.

Nga drejtoria e Bujqësisë është raportuar se procesi i korrje-shirjeve është duke vazhduar me normalitet në të gjitha fshatrat dhe rendimentet janë të kënaqshme.

 


MË SHUME NGA Nacionale