Muharremaj apelon qytetarët të mos ndezin zjarre, paralajmëron masa

Muharremaj apelon qytetarët të mos ndezin zjarre, paralajmëron masa

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë apel tek qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos shkaktojnë zjarre në ambiente të hapura, duke i ndezur hamulloret në fushë.

Ai ka thënë se çdo person që do të evidentohet si shkaktar i qëllimshëm i zjarrit do të ndëshkohet dhe do të ndërmerren masa ligjore.