Çmimi “Muslim Mulliqi” i ndahet Agim Çavdërbashës

Çmimi “Muslim Mulliqi” i ndahet Agim Çavdërbashës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Artet Pamore “Muslim Mulliqi”.

Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Post Mortum” për vitin 2018, i është ndarë profesorit të ndjerë, Agim Çavdarbasha.Ndërkaq, çmimi për të arriturat në fushën e artit pamorë, çmimi vjetor për 2019-ten iu nda profesorit Agim Salihu.

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, tha se është ditë e veçantë për krijuesit e kësaj fushe dhe për MKRS-në ndarja e këtyre çmimeve.

“Është një ditë e veçantë për krijuesit e kësaj fushe, por edhe për ne si MKRS që të jemi afër edhe në kuptimin e mirënjohjes dhe falënderimit përmes dhënies së çmimeve, vendimmarrja ka kaluar përmes një jurie profesionale të cilën e falënderojë për një punë dhe angazhim. Ishte jashtëzakonisht moment i veçantë që juria ka vendosur për çmimin që i jepet një figure të madhe siç është profesor Agim Çavdarbasha dhe për çmimin tjetër për profesor Agim Salihu”, tha Gashi.

Profesori Agim Salihu, fitues i çmimit për të arriturat në fushën e artit pamorë, çmimi vjetor për 2019-ten, tha se është moment i veçantë dhe shumë i rëndësishëm kur shteti e nderon artistin. “Ky çmim është shumë i rëndësishëm, pasi shteti po e nderon artistin. Kur shteti e nderon artistin atëherë ka peshë më të madhe.