Bekim Jashari i impresionuar në skulpturën gjigante të babait

Bekim Jashari i impresionuar në skulpturën gjigante të babait

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka parë nga afër skulpturën e heroit kombëtar, babait të tij, Hamëz Jasharit.

Ai bashkë me nënshkrytetarin, i cili ishte bashkëluftëtar i babait të tij, janë impresionuar nga skulptura e cila shpërfaq figurën dhe trimërinë e Hamëzes, një vepër kjo gjigante e punuar nga dy artistë kosovarë.

”Sot isha bashkë me nënkryetarin dhe shokun e bashkëluftëtarin e Adem e Hamëz Jasharit, për të parë punën e skulptorëve tanë, Ylberit dhe Sabriut.

Ju lumshin duart të dyve për një vepër kaq të përkryer!

Shumë faleminderit!

Gjithmonë krenar që jam gjaku yt dhe me veprën tënde!”, shkruan Bekim Jashari në facebook, njofton Klan Kosova.