Për shkak të nxehtësisë bie niveli i ujit të Badocit dhe Batllavës

Për shkak të nxehtësisë bie niveli i ujit të Badocit dhe Batllavës

Kompania Regjionale e Ujësjellësit “Prishtina”, njofton se për shkak të motit të nxehtë është rritur kërkesa për ujin e pijshëm nga konsumatorët.

Si rezultat i kërkesave të mëdha ka rënë edhe niveli i ujit tek liqenet e Batllavës dhe Badocit.

Niveli i ujit në Batllavë është nën 4.57 metra, kurse tek Badoci niveli është nën 5.95 metra.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë / konsumatorë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit,,Prishtina,, sh.a., ju njoftojmë se çdo ditë e më shumë po rriten  kërkesat për ujë të pijshëm.

Niveli i ujit në  liqenin e Batllavës sot është minus 4.57 metra  nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit minus  5.95 metra nën kuotën maksimale.Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë.

Të shpenzojmë ujin e pijshëm për nevoja shtëpiake dhe assesi për destinime tjera të paarsyeshme.

KRU,”Prishtina” sh.a.  me të gjitha kapacitetet teknike trajtuese është duke bërë shpërndarje të barabartë të ujit të pijshëm te të gjithë konsumatorët.

Ankesat e konsumatorëve në disa pika të larta të furnizimit, në objekte që janë të ndërtuara mbi kuota të rezervuarëve, janë prezente dhe kjo krejtë për shkak të keqpërdorimit të ujit që po ndodhë në pika të ulëta furnizuese.