Zaev ia uron fitoren homologut të tij të ri grek

Zaev ia uron fitoren homologut të tij të ri grek

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut përmes një telefonate i ka uruar postin e ri homologut të tij grek Kyriakos Micotakis.

Zaev i uroi atij fitoren në zgjedhje dhe i ka uruar prosperitet dhe mirëqenie Greqisë dhe popullit të tyre.

“Kisha bisedë telefonike me Micotakis, kryetarin e Demokracisë së Re dhe kryeministrin e ri të fqiut tanë Greqisë. E urova për fitoren në zgjedhje dhe i urova prosperitet dhe mirëqenie për Greqinë dhe popullit grek. Së bashku shpresojmë për vazhdim të bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, në pritje të takimit tonë të parë si kryeministra”, është shprehur Zaev përmes një statusi në FB.

Zaev i ka bërë të ditur Micotakis se Greqia është partner strategjik i vendit tonë me të cilën zhvillojmë bashkëpunim dhe ndërtojmë fqinjësi të përhershme.

“Në bisedë dërgova mirënjohje dhe urime për zgjedhjet e suksesshme demokratike me të cilat Greqia edhe një herë tregon se është vend lider në rajon, si dhe demokracia më stabile dhe më e fuqishme, anëtare shumëvjeçare e BE-së dhe NATO-s, që kontribon mbi stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit”, ka shkruar Zaev, informon Zhurnal.

Ndërkohë Zaev shfrytëzon mundësinë për të përshëndetur dhe falenderuar kryeministrin e deritanishëm të Greqisë Aleksis Cipras për bashkëpunimin me të cilën siç tha, kanë vendosur themele për fqinjësinë e përhershme mes dy vendeve, si dhe për guximin me të cilin kanë zgjidhur kontestin 27 vjeçar e që pengonte marrdhëniet bilaterale mes dy shteteve dhe popujve.