Stevie Wonder: Po tërhiqem, në shtator gati për transplant

Stevie Wonder: Po tërhiqem, në shtator gati për transplant

Këngëtari Stevie Wonder do t’i nënshtrohet transplantit të veshkave në muajin shtator. 69-vjeçari, fitues i çmimeve Grammy, e njoftoi vetë lajmin gjatë perfomancës së tij në skenë në Londër.

Wonder tha se ka gjetur pas shumë kërkimeve një dhurues dhe operacioni kritik do të realizohet në muajin shtator, duke njoftuar kështu se do t’i duhet të largohet nga skena dhe muzika për disa kohë.

Këngëtari, sot 69 vjeç, ka fituar 25 çmime Grammy gjatë karrierës së tij, përfshirë edhe 3 çmime si albumi më i mirë i viteve 1973, 1974 dhe 1976, e fundit kryesisht falë hitit të tij “Songs in the key of life”.