Ministria e Mjedisit ndanë mbi 7 milionë euro për Mitrovicën e Jugut

Ministria e Mjedisit ndanë mbi 7 milionë euro për Mitrovicën e Jugut

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka pritur në takim sot Kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin.

Matoshi përmes një postimi në facebook ka thënë se ata kanë biseduar për projektet e përbashkëta që kanë si ministri dhe Komunë.

Ai gjithashtu në postim ka treguar se cilat projekte do të mbështeten dhe sa është shuma e tyre.

Ja postimi i tij i plotë:

“Sot e prita Kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, me të cilin biseduam për projektet e përbashkëta që kemi si ministri dhe Komunë.

Projektet që i mbështet MMPH në Mitrovicën e Jugut janë :

1. Rregullimi i shtratit të lumit Sitnica në vlerë 3,100,000 € ;
2. Rregullimi i shtratit të lumit Ibër në vlerë 950,000 € ;
3. Pastrimi i lumit Trepça dhe Lushta në vlerë 820,000 € ;
4. Krijimi i hapësirave gjelbëruese dhe rekreative për fëmijë 430,000 € ;
5. Ndërtimi i Impiantit për trajtim te mbeturinave 1.800.000 €

Përkushtimi i MMPH-së për të përmirësuar kushtet e jetesës për banoret e Mitrovicës do të vazhdoj të jetë edhe në vitet që vijnë.”, ka shkruar ministri.