​Simptomat e virusit të nilit perëndimor

​Simptomat e virusit të nilit perëndimor

Virusi i nilit perëndimor mund të shkaktojë sëmundje fatale neurologjike te njerëzit, megjithëse, rreth 80% e njerëzve që janë të infektuar nuk tregojnë asnjë simptomë.

Virusi i Nilit perëndimor transmetohet tek njerëzit kryesisht nëpërmjet kafshimit të mushkonjave. Ai mund të shkaktojë sëmundje neurologjike dhe vdekje tek njerëzit.

Po ashtu, virusi mund të shkaktojë sëmundje të rëndë dhe ngordhje tek kuajt. Vaksinat për përdorim tek kuajt janë në dispozicion për përdorim por jo ende në dispozicion për tek njerëzit. Zogjtë janë bartës natyral të këtij virusi.

Infeksioni tek njerëzit kryesisht është rezultat i kafshimit nga mushkonjat e infektuara. Mushkonjat infektohen pasi ushqehen me gjakun e zogjve të infektuar, të cilat qarkullojnë virusin në gjakun e tyre për disa ditë.

Infektimi me këtë virus mund të jetë jo-simptomatik, pra pa simptoma, në rreth 80% të njerëzve të infektuar, ose mund të çojë në ethet e nilit perëndimor ose në sëmundje të rënda të nilit perëndimor. 

Ethet e nilit perëndimor zhvillohen te rreth 20% e njerëzve të infektuar. Simptomat përfshijnë temperaturë dhembje koke, lodhje dhe dhembje të trupit, të përziera, të vjella, herë pas here skuqje të lëkurës dhe ënjtje të gjëndrave limfatike. 

Simptomat e sëmundjeve të rënda, të quajtura edhe sëmundje neuroinvasive, si encefaliti i Nilit Perëndimor ose Poliomieliti i Nilit Perëndimor, përfshijnë: dhembje koke, temperaturë, shtrëngim në qafë, shtangie, dezorientim, komë, dridhje, konvulsione, dobësim të muskujve dhe paralizë.

Është llogaritur se rreth 1 në 150 persona të infektuar me këtë virus do të zhvillohet një formë më e rëndë e sëmundjes. Sëmundja serioze mund të shfaqet tek njerëzit e secilës moshë, mirëpo njerëzit mbi moshën 50 vjeçare dhe personat me imunitet te zbehur janë në rrezik më të madh.


MË SHUME NGA Shëndetësi