VIDEO - Bëhet promovimi i librit “Gjurmë Diaspore në Graz”

VIDEO - Bëhet promovimi i librit “Gjurmë Diaspore në Graz”

Nesër bëhet promovimi i librit “Gjurmë Diaspore në Graz të Austrisë” i autorit Vehbi Haliti. Shoqata “Nëna Terezë” nga Grazi i Austrisë dhe shtëpia botuese “Jakup Ceraja” organizon nesër në Klinë këtë eveniment.

Veprimtari dhe autori i librit, Vehbi Haliti në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK1, sqaroi se libri, “Gjurmë Diaspore në Graz të Austrisë”, përmbledhë fakte dhe tregime rreth organizimit të komunitetit shqiptar në këtë Republikë, dhe promovohet nesër në shtëpinë e kulturës në Klinë.

“Ky libër përmban vetëm një pjesë të aktivitetit që ka zhvilluar shoqata “Nëna Terezë” në Graz, ndërsa përmbledh brumin e komunitetit të përgjithshëm i shoqatave në Austri”, tha pos tjerash Haliti.

Tubimi mbahet shtëpinë e kulturës në Klinë, më 10 korrik 2019, nga ora 10:00.

Për më shumë ndiqni videon në vazhdim: