OKB: Ndryshimi klimatik po shkakton fatkeqësi të reja natyrore çdo javë

OKB: Ndryshimi klimatik po shkakton fatkeqësi të reja natyrore çdo javë

Ndryshimi klimatik po shkakton një fatkeqësi të re natyrore çdo javë, por vendet në zhvillim janë të pa përgatitura për pasojat, paralajmëron OKB.

Shumica e fatkeqësive në shkallë të vogël tërheqin pak vëmendje nga bashkësia ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.

Eksperti i OKB-së për fatkeqësi natyrore, Mami Mizutori, i tha Guardian-it se më shumë fokus duhet të vendoset në investime në infrastrukturë elastike.

E gjithë kjo vjen pasi shumë rajone të botës janë tronditur nga fenomene të ndryshme natyrore të shkaktuara nga ndryshimet klimatike, të tilla si ciklonet, valët e nxehtësisë dhe thatësirat.

Theksimi duhet të vendoset në zgjidhjeve të bazuara në natyrë ndaj rreziqeve klimatike, të tilla si promovimi i rritjes së moçaleve të mangrovës dhe ligatinave për të kufizuar përmbytjet.

“Kjo nuk ka të bëjë me të ardhmen, ka të bëjë me të sotmen,” tha për The Guardian përfaqësuesi i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë, Mami Mizutori.

Vlerësohet se fatkeqësitë e lidhura me ndryshimet klimatike kushtojnë rreth 463 miliardë euro çdo vit.