Nis programi për trajtimin e infarktit akut të miokardit brenda 120 minutav

Nis programi për trajtimin e infarktit akut të miokardit brenda 120 minutav

Komuna e Prishtinës dhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës kanë nisur programin për trajtimin e infarktit akut të miokardit brenda 120 minutave. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Dr. Bujar Gashi

Ky program parasheh që çdo pacient që pëson infarkt dhe kërkon ndihmë nga Qendra e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë apo lajmërohet te QMF më e afërt dhe diagnostikohet me infarkt nëpërmjet EKG-së, atëherë do të dërgohet me urgjencë direkt në sallën e Kardiologjisë Invazive.

Kjo do të mundësojë evitimin e procedurave të trajtimit në Klinikën Emergjente në QKUK dhe njësinë Koronare, ndërsa pacienti do të marr shërbimin brenda 120 minutave, kohë kjo e artë në trajtimin e rasteve të infarktit akut të miokardit.

Për realizimin e këtij programi është krijuar një Këshill Kombëtar nga drejtori i SHSKUK-së, Dr. Basri Sejdiu. Anëtarë të këtij Këshilli janë: Dr. Tefik Bekteshi, dr. Aurora Bakalli, dr. Avdyl Pacolli, dr. Sadete Hadri, dr.Dorjan Marusic, Dr Aferdita Ademi Lux.Aid&Dev, dr.Driton Ukmata, Besianë Musmurati, dr. Bujar Gashi.


MË SHUME NGA Shëndetësi