E detyron femrën në prostitucion, arrestohet i dyshuari

E detyron femrën në prostitucion, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Prizren, nën dyshimin se në mënyrë sistematike ia ka mundësuar ose e ka detyruar një femër të ofrojë shërbime seksuale kundrejt personave të ndryshëm.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti siç njofton Policia ka ndodhur në Prizren, pasditen e djeshme.