​Rrëzohet nga skelet një punëtor

​Rrëzohet nga skelet një punëtor

Policia njofton se në Klinë një person ka pësuar lëndime trupore pasi është rrëzuar nga skelet në lartësi rreth 4 metra derisa ishte duke punuar në ndërtimin e një aneksi të një shkolle.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe inspektorati i punës. Rasti në hetime.