Prizren: Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje

Prizren: Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje

Policia në Prizren ka arrestuar tre persona për vjedhje.

Njësiti patrullues në kuadër të Stacionit Policor në Prizren, si rezultat i hetimeve për parandalimin dhe zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë tre persona të dyshuar, për përfshirje në një (1) rast të veprave penale ‘vjedhje’.

Gjatë një pike kontrolli është ndalur një veturë, ku gjatë kontrollit të personave dhe automjetit është
arritur të arrestohen:

J. K. 21 vjeç, m/sh/k

B. H. 19 vjeç, m/sh/k

K. K. 17 vjeç, m/sh/k

Ndërsa në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar: 20 shishe alkool dhe një mjet për hapjen e dyerve dhe dritareve (pajser).

Gjërat e sekuestruara pas procedurave të nevojshme do t’iu kthehen pronarëve legjitim. Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit, është vendosur që të dyshuarit të ndalen në ndalim për 48 orë dhe njëri për 24 orë, pasi që është person i mitur.