Mario Lopez bëhet sërish baba

Mario Lopez bëhet sërish baba

Mario Lopez dhe gruaja e tij Courtney Mazza, kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të tretë – një djalë me emrin Santino Rafael.

“Është një djalë. I shëndetshëm dhe djalë i bukur”, shkroi Mario në Instagram bashkë me fotografinë e të porsalindurit.

Çifti njoftoi se do të bëheshin sërish prindër në janar por nuk e zbuluan gjininë.

Lopez 45 vjeçar dhe Mazza 36, u takuan në vitin 2008 dhe më pas u martuan në vitin 2012.