“KTHIMi NË BRAZë` shfaqet më 13 korrik në fshatin Strellc të Deçanit

“KTHIMi NË BRAZë` shfaqet më 13 korrik në fshatin Strellc të Deçanit

Në kuadër të Festivalit ndëkombëtar të artit, NËN BRAZA TË KOHËS II, Eksperimenti teatror “Autokton IV” vjen me performancën artistike “KTHIMi NË BRAZë” bazuar në dramëm “Purgatori” të autorit William B. Yeats.

Të shtunën me 13 korrik nga ora 21:00 në fshatin Strellc i Poshtëm të Komunës së Deçanit.

“Kthimi në Brazë” është një performancë artistike drama e së cilës lidhet me ruajtjen e trashigimisë dhe marrëdhëniet At-bir. Kthimi i tyre në kullën e rrënuar ku ka ndodhur një krim është vendi ku biri ja kërkon atit, hisën. Kulla reale do të transformohet në simbol të së shkuarës epike heroike të vendit tonë, dhe shëndërrohet në syrin që tashmë gjykon shoqërinë tonë të sotme.

Producent: Ermal Rexha, Regjisor: Alban Beqiraj, Dramatizimi: Idlir Azizi, Aktoret: Kujtim Peli Ermal Rexha, Kori: Rajmonda Ahmetaj Shqipe Gashi, Inxhinier zëri: Driton Bunjaku, kurse është mbështetur nga: Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Image may contain: outdoor

Autor: RTKlive