Remitencat bullgare arritën në 400 milionë euro

Remitencat bullgare arritën në 400 milionë euro

Nga fillimi i vitit 2019 deri në fund të prillit bullgarët, të cilët jetojnë jashtë shtetit, u kanë dërguar të afërmve dhe familjarëve të tyre në Bullgari 400 mln. euro, tregojnë të dhënat për bilancin e pagesave të Bankës Popullore Bullgare.

Me transaksionet e tyre, punëtorët bullgarë jashtë vendit përsëri renditen ndër investitorët më të mëdhenj tek ne. Statistika nuk përfshin të hollat në dorë, të cilat janë sjellë nga vetë njerëzit. Përveç kësaj këtu nuk janë llogaritur dhe transaksionet më të vogla se 2500 euro.

Këto mjete financiare zakonisht menjëherë hyjnë në qarkullim dhe përdoren për shlyerjen e kredive, për pagimin e llogarive, për shëndetësi, arsim dhe blerjen e produkteve të ndryshme dhe shumë rrallë përdoren për investime në biznesin real.

Autor: RTKlive