Një hap përpara drejt ndërtimit të gazsjellësit mes Egjiptit dhe Qipros

Një hap përpara drejt ndërtimit të gazsjellësit mes Egjiptit dhe Qipros

Presidenti i Egjiptit Abdel Fattah el-Sisi ka miratuar marrëveshjen për ndërtimin e gazsjellësit të drejtpërdrejtë midis shtetit të tij dhe Qipros.

Marrëveshja për ndërtimin e gazsjellësit të parë detar për transmetimin e gazit qipriot në Egjipt, i cili pastaj do të rieksportohet në Evropë, ishte nënshkruar nga qeveritë e të dy vendeve më 19 shtator 2018.

Dokumenti qëllon garantimin e sigurisë së furnizimeve të gazit natyror dhe shmangien e tatimit dyfishtë në këtë tregti. Zbulimi i fushave të gazit në Mesdheun Lindor çoi deri në përforcimin  e dialogut midis Egjiptit, Qipros, Greqisë dhe Izraelit, por edhe në tension me Turqinë.