Posterat e shfaqur për Huawei Mate X nënkuptojnë lansimin e afërt

Posterat e shfaqur për Huawei Mate X nënkuptojnë lansimin e afërt

Huawei ka thënë në mënyrë të përsëritur se Mate X do të lansohet në shtator, për shkak të testimeve shtesë të pajisjes dhe ngadalësimit për shërbimet 5G në mbarë botën. 

Një prezentim zyrtar i kompanisë gjithashtu mbështet datën e lansimit, por duket sikur Huawei tashmë është duke përgatitur materialet e marketingut për të promovuar telefonin e palosshëm.

Ajo që po shihni më poshtë janë posterat për Huawei Mate X, të shfaqur në Kinë dhe postuar në Weibo. 

Ndërsa asnjë datë nuk është përmendur në postera, ata tregojnë një lansim të afërt, veçanërisht në qoftë se është një debutim lokal kinez për telefonin. 

Në tregun lokal, Huawei mund të lansoj Mate X më herët se lansimi i planifikuar i muajit shtator, të paktën duke treguar se pajisja është gati. 

Huawei gjithashtu mund të ndiejë presionin nga Samsung, pasi kompania koreane thuhet se njofton telefonin e dytë të palosshëm përpara se Huawei të lansoj të parin në treg.