VIDEO-Të përshpejtohet procedura e pranimeve teknike të banesave

VIDEO-Të përshpejtohet procedura e pranimeve teknike të banesave

Kryesuesi i Sektorit të Ndërtuesve dhe Prodhuesve të Materialit, në Aleancën Kosovare të Bizneseve Brahim Selimaj, tha se duhet të përshpejtohet procedura e pranimeve teknike të banesave.

“Duhet të mos ketë neglizhencë nga komunat e Kosovës,, kur është fjala për pranimet teknike të banesave kolektive,  vetëm Fushë Kosova po punon mirë në këtë drejtim”, tha ai sot në emisionin “Ekonomiks”, në RTK3.

Sipas tij cilësia e ndërtimeve në Kosovë është shumë e mirë dhe i plotëson kushtet e parapara qoftë në bazë të ligjit vendor dhe standardeve ndërkombëtare. Për çmimet që janë të banesave, Selimaj vlerësoi  se ato i determinon tregu.

Kryesuesi i Sektorit të Ndërtuesve dhe Prodhuesve të Materialit, Brahim Selimaj, tha se po shfrytëzohen nga KEDS-i në mënyrën më të keqen të mundshme derisa ata nuk po ofrojnë asnjë shërbim për bizneset. “Jemi të shfrytëzuar nga KEDS-i në mënyrën më të keqe të mundshme sepse ju nuk ofroni asnjë shërbim për bizneset. Ne kërkojmë nga ju që mos të mendoni që trafat e tona t’i merrni ju , por ato të merren si mirëmbajtje nga ju. Ne kërkojmë mirëkuptim dhe ne nuk do të ndalemi deri në plotësimin e këtyre kushteve”, tha Selimaj.

Autor: RTKlive