​Vodhi para e stoli në një banesë, dënohet me 8 muaj burg

​Vodhi para e stoli në një banesë, dënohet me 8 muaj burg

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë te ditur se të akuzuarin A.P e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 8 (tetë) muaj.

I akuzuari A.P. është akuzuar nga Prokuroria pasi që në vitin 2012 në Prishtinë, në lagjen Arbëria me qëllim që vetes ti sjellë përfitime pasurore në mënyrë të kundërligjshme kishte depërtuar në banesën e të dëmtuarit K.H dhe pasi kishte demoluar tërë banesën, nga aty kishte marr një llap-top në vlerë 950 euro, stoli ari në vlerë prej 160 euro dhe disa stoli argjendi, me ç’rast i kishte shkaktuar dëme materiale të dëmtuarit K.H.

 Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil.