Doku.Tech po vjen në Dokufest Film Festival

Doku.Tech po vjen në Dokufest Film Festival

DOKU.TECH është një konferencë vjetore dhe një nga ngjarjet kryesore të teknologjisë në Ballkan që është e përkushtuar në ndarjen e ideve, nxitjen e diskutimeve, seminareve interaktive, seancave DIY, ditëve të mbushura me argëtim dhe mbrëmjeve muzikore. Gjatë pesë edicioneve të kaluara, DOKU.TECH ka mirëpritur mbi 6,000 pjesëmarrës që erdhën nga Ballkani, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara.

Edicioni i radhës i DOKU.TECH mbahet me 9 Gushtpërgjatë festivalit Dokufest në Kino Lumbardhi, me përkrahjen e partnerëve tanë nga Fondacioni SHARE dhe  DOKUFEST.

Në edicionin e këtij viti DOKU.TECH  do të eksplorojë luftën e papërfunduar në mes të njerëzve dhe teknologjisë.

Vendtakimi për këtë vitë, Kino Lumbardhi, është një dëshmi dhe vlerë e rëndësishme e identitetit kulturor kosovar. Në vitin 2014, Shoqëria Civile u bashkua në Iniciativën për Mbrojtjen e Kinemasë Lumbardhi dhe e shpëtoi ndërtesën nga rrënimi dhe procesi i privatizimit.

DOKU.TECH 2019 ju sjell një përzgjedhje të larmishme të folësve: njerëzit nga e gjithë bota aftësia e të cilëve është për të parë gjërat ndryshe, duke përdorur teknologjinë për të mirën e njerëzimin, duke parashikuar të ardhmen, duke testuar vizionet kundër realitetit, ju mundëson atyre të bëjnë ndryshime reale në kryqëzimin e teknologjisë, shoqërisë, medias dhe ekonomisë.