Lady Gaga dhe Bradley presin fëmijë?

Lady Gaga dhe Bradley presin fëmijë?

Tashmë disa muaj qarkullojnë thashethemet që këngëtarja amerikane, 33-vjeçarja Ladyu Gaga dhe aktori amerikan, 44-vjeçari Bradley Cooper janë bashkë. Thashethemeve u ka shkuar për shtat edhe fakti që të dy në muajt e fundit janë ndarë nga partnerët e tyre, ndërsa tani dyshohet edhe që këngëtarja është shtatzënë, përcjell CheatSheet.com. Edhe pse të dy kanë deklaruar që janë vetëm miq, thashethemet për shtatzëninë i ka nisur ballina e tabloidit “In Touch”.

Në ballinë gjenden Bradley dhe Lady Gaga të përqafuar. Arsyeja për hamendësimet për shtatzëninë qëndron tek pozita e duarve të tyre. Bradley mban dorën në barkun e saj, ndërsa ajo e ka vendosur dorën e saj përmbi. Bashkë me foton është edhe titulli që presin fëmijë, por edhe deklarata që nuk planifikojnë ende martesën. Thashethemet për shtatzëninë nuk i kanë komentuar ende vetë ata.

Të rikujtojmë që këngëtarja dhe aktori ishin afruar në xhirimet e filmit “A Star is born”. Kimia e tyre u vu edhe më shumë në pah në interpretimin gjatë ndarjes së çmimeve Oscar. Këngëtarja në shkurt kishte prishur fejesën me Christian Carinan, ndërsa Bradley në qershor u nda nga manekinia ruse Irina Shayk me të cilën e ka edhe një fëmijë.