BE-ja prezanton një kandidat të përbashkët në krye të FMN-së

BE-ja prezanton një kandidat të përbashkët në krye të FMN-së

Ministrat e Financave të BE-së ranë dakord që të prezantojnë një kandidat të përbashkët evropian në krye të FMN-së, njoftoi sot ministri finlandez, Mika Lintila.

“Ka një marrëveshje unanime për të prezantuar një kandidat unik. Megjithatë ende nuk ka një emër apo përcaktuar një profil, kjo do të bëhet më vonë”, tha Lintila, vendi i të cilit ka presidencën e radhës së BE-së për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2019.

Të mbledhur në Bruksel, të 28 ministrat kanë zhvilluar bisedimet paraprake në lidhje me pasuesin e francezes, Christine Lagarde në krye të FMN-së./ATSH/