Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i freskët.

Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, ndërsa në vende të kufizuara reshjet do të jenë në formë stuhie dhe me mundësi për reshje breshëri.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë celsius.

Do të fryjë erë herë–herë me vrull nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-12m/s.