Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut me histori të përbashkët

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut me histori të përbashkët

Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim që vendi të kremtojë bashkë me Bullgarinë datat e rëndësishme historike të lidhura me Vëllezërit e Shenjtë Kirill dhe Metodij, Shën Kliment të Ohrit, Shën Naum dhe mbretin Samuill. Deri në fund të këtij viti komisioni i përbashkët bullgaro-maqedonas për çështjet e historisë dhe arsimit duhet t’i zgjidhë çështjet e përbashkëta historike të lidhura me Kryengritjen e Ilindenit dhe Goce Dellçevin.

Shkupi përkrah propozimin e komisionit për shqyrtimin e materialit mësimor të lidhur me Mesjetën në librat shkollore bullgare për klasën e gjashtë dhe në ato maqedonase për klasën e shtatë deri në fundin e vitit 2019. Gjatë kremtimeve të përbashkëta duhet të shpjegohet e vërteta historike për historinë tonë të përbashkët dhe kjo të bëhet publikisht, bëri thirrje qeveria maqedonase.(BNR)