Ishte dënuar në Itali me 13 vjet burg, arrestohet në Durrës

Ishte dënuar në Itali me 13 vjet burg, arrestohet në Durrës

Shtetasi A.D., 48 vjeç, i cili është dënuar për trafik të lëndëve narkotike, është në pranga në Durrës me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Policia bën të ditur se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata në Parto të Italisë, më  datë 27.06.2019,  e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burg për trafikim të lëndëve narkotike./a2/