Dy shqiptaret Bebe Rexha dhe Ava Max ‘elektrizuan’ publikun në Maltë

Dy shqiptaret Bebe Rexha dhe Ava Max ‘elektrizuan’ publikun në Maltë

Dy shqiptaret me famë botërore, Bebe Rexha dhe Ava Max, kanë kënduar së fundmi në festivalin e organizuar nga “Isle of Music MTV”, në Maltë.

Artistet me prejardhje shqiptare kanë ‘elektrizuar’ publikun me performancën e tyre, duke interpretuar disa nga hitet e tyre më të fundit.

Kjo është hera e parë që ato vizituan ishullin e Maltës, ndërsa kanë shijuar gjatë ditës udhëtimin në këtë ishull.

Bebe Rexha interpretoi hitet më të mëdha të saj si: “I’m a mess”, “Meant to be”, “In the Name of love”, etj.

Këtë të fundit, artistja shqiptare pati mundësinë ta performojë krah DJ-të më të famshëm në botë, Martin Garrix, i cili ishte gjithashtu një nga performuesit e mbrëmjes.

Ndërkohë, Ava Max ishte ndër të parat që u ngjit në skenë, teksa këndoi dy këngët e saj shumë të suksesshme: “Sweet but Psycho” dhe “So am I”.

Duket se dy këngëtaret shqiptare kanë filluar tashmë të jenë prezente kudo në Evropë, dhe në mbarë botën. /Telegrafi/