Gjatë ditës së djeshme në Kosovë ndodhën 45 aksidente trafiku

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë ndodhën 45 aksidente trafiku

Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 45 aksidente në komunikacion, siç njofton policia 20 nga aksidentet ishin me persona të lënduar kurse 25 vetëm me dëme materiale.

Gjatë ditës së djeshme, policia bën të ditur se ka shqiptuar edhe 1 mijë e 375 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia ka njoftuar se ka arrestuar edhe 38 persona, 30 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit.