Basha instiston për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Basha instiston për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar me ndarjen e momenteve nga protesta e opozitës me 8 korrik.

Në një postim në facebook, Basha thotë se shumica absolute e shqiptarëve të vendosur dhe mendjendarë në betejën për largimin e Edi Ramës dhe regjimit të tij, duhet ta dijë se Partia Demokratike, opozita e bashkuar e ka dëgjuar dhe do ti prijë aspiratës tuaj për ndryshim, transmeton oranews.

Ky ndryshim, sipas tij nuk mund të jetë dhe nuk do të jetë çështje fjalësh, por veprash dhe garancish.

"Së bashku ne do ta kthejmë këtë mazhorancë absolute të refuzimit të regjimit, mazhorancën absolute “Rama ik”, në mazhorancën kombëtare të ndryshimit të madh për çdo shqiptar.Zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, ndryshimit që kërkojnë shqiptarët", tha Basha.