​Arrestohen dy persona të dyshuar për vrasje në tentativë

​Arrestohen dy persona të dyshuar për vrasje në tentativë

Njësitet policore të rajonit të Prishtinës, respektivisht Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për një rast vrasje në tentativë.

Rasti ka ndodhur të dielën në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë, ku me thikë lëndime trupore kanë marrë dy persona, të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Që nga dita e raportimit të rastit, hetuesit rajonal të Prishtinës,  kanë ndërmarrë një varg  veprimesh operative e hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar V. S. 19 vjeç dhe D. S. 18 vjeç.

Personat e dyshuar  po mbahen në qendrën e ndalimit, ata do të dërgohen në institucionet kompetente pas përfundimit të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve.