Woody Allen nuk ka plane për të dalë në pension

Woody Allen nuk ka plane për të dalë në pension

Woody Allen ka thënë se kurrë nuk do të ndalet së prodhuari filma dhe se nuk do të dalë në pension.

Regjisori 83 vjeçar është përballur me vite për akuza për ngacmim të fëmijëve nga vajza e tij Dylan Farrow.

“Unë kurrë nuk mendoj të dalë në pension”, tha Allen gjatë një konference për shtyp të martën.

“Pa marrë parasysh se çfarë ndodh në jetën time me bashkëshorten, fëmijët, ngjarjet e tanishme, politikat ose sëmundjet, unë përqendrohem në punën time dhe kjo është e gjitha që bëj shtatë ditë në javë. Nuk mendoj të dal në pension”.

“Unë ndoshta do të vdes në mes të një shesh-xhirimi të filmit”, tha ai.