Angelina Jolie pozon me të brendshme në Paris

Angelina Jolie pozon me të brendshme në Paris

Angelina Jolie mund të ketë pasion për politikën dhe gazetarinë, por ajo vazhdon të jetë modele akoma.

Aktorja 44 vjeçare është parë në Paris duke pozuar në një dritare e veshur vetëm me një fustan seksi, që duket se është pjesë e rrobave të brendshme, të cilën e kishte kombinuar me një palë vathë të mëdhenj që shkëlqejnë.

Më vonë, nëna e gjashtë fëmijëve është fotografuar sërish në dritare, por këtër herë e veshur me një robdëshambër të bardhë dhe flokët e saj të mbështjellura me një peshqir të vënë në kokë si turban.

Duket se aktorja e “Maleficent: Mistress of Evil” është duke realizuar një reklamë për kompaninë franceze të bukurisë Guerlain, fytyrë e të cilës ka qënë qysh nga viti 2017.

Jolie fillimisht është bërë ambasadorja e kësaj marke për nder të nënës së saj të ndjerë Marcheline Bertrand e cila ishte fanse e madhe e Guerlain.

“Për të ishte diçka që prezanton bukurinë, historinë dhe kualitetin, ashtu siç është edhe për mua. Është një nga markat më të vjetra të parfumeve në botë dhe është nga Franca, një shtet të cilin unë e dua dhe ndjehem e lidhur me të”, kishte thënë aktorja për Marie Claire atëherë.

Të gjitha paratë e fituara nga marrëveshje me këtë markë të njohur franceze, Jolie i kishte dhuruar për Fondacionin Maddox Jolie-Pitt që i dedikohet edukimit lokal, shëndetit dhe projekteve për ambientin në Kamboxhia, Etiopi dhe Namibi, vendet ku fëmijët e saj janë lindur.